Kryeministri Hashim Thaci ka shprehur bindjen e tij se komuniteti
boshnjak në Kosovë do të ndihmojë një njohjen e pavarësisë nga Sarajeva
zyrtare.

“Dëshiroj të theksoj se institucionet e Kosovës besojnë se komuniteti boshnjak do të jetë një urë lidhëse e fuqishme e bashkëpunimit të shtetit të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës”, ka deklaruar Thaci.

“Gjithashtu, ky komunitet do të ndihmojë apo lehtësojë Sarajevën në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë kryeministri.

Këto komente kreu i ekzekutivit kosovar i bëri në ceremoninë e organizuar në Prizren me rastin e 28 shtatorit, Ditës së Boshnjakëve.

Bosnje e Hercegovina nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës për shkak të konflikteve politike mes dy republikave në vend.

Përplasja në fjalë, mes Republikës Serbe dhe asaj Kroato-Boshnjake, ka bërë që vendi të mbetet pa qeveri edhe kur kanë kaluar 11 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve.

Kosova është në pritje të njohjeve të reja, kryesisht nga vendet afrikane, ato latine dhe nga ato të Karaibeve, pas lobimit dhe takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e tyre.

Njohja e fundit, që e ka cuar në 84 numrin e vendeve që kanë pranuar shtetin e ri, erdhi disa ditë më parë nga Bregu i Fildishtë.


Nigeria
vazhdon të jetë në dilemë, ndërkohë që Egjipti, sipas ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, do ta njohë Kosovën së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA