Presidenti i Republikës, Bamir Topi thyhen heshtjen pas shumë kohësh. Ai do të jetë sot i ftuari i gazetarit Sokol Balla në emisionin Top Story që do të mund ta ndiqni në Top Channel, në orën 21.

Presidenti pritet t’i përgjigjet pyetjeve që lidhen me zhvillimet më të fundit, kërkesat për ndryshime të Kushtetutës, gjithashtu do të flasë edhe për temat e nxehta të këtij viti, që nga ngjarjet e trazuara të janarit, shqetësimi tij për përplasjet e institucioneve, marrëdhëniet me mazhorancën të cilës i përkiste dikur, si dhe qendrimi për opozitën aktuale.

Kreu i shtetit do t’i përgjigjet pyetjeve për zgjedhjet, krizën politike dhe se e kujt është përgjegjësia që Brukseli pritet t’i japë një përgjigje të dytë negative Shqipërisë për integrimin.

A e mbështet më zoti Topi idenë e zgjedhjes së kreut të shtetit nga populli dhe cila do jetë e ardhmja e tij politike? Çfarë mendon presidenti për Aleancën Kuq e Zi? President i ardhshëm apo parti politike, këtë kreu i shtetit do ta sqarojë sonte në orën 21:00 në emisionin Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA