Policia e Kosovës ka vazhduar edhe të enjten hetimet dhe aksionet kundër piraterisë televizive. Zyrtarët policorë konfirmuan se në kuadër të hetimeve gjatë ditës së enjte janë intervistuar disa nga të arrestuarit e një dite më parë.

Rrjedhimisht, si rezultat i hetimeve në vazhdimësi janë bërë edhe disa aksione të tjera. Sic shpjegojnë burimet, policia ka arritur të konfiskojë edhe dhjetra paisje të tjera kompjuterike nëpërmjet të cilave shfaqeshin kanale televizive të platformave televizive.

Të mërkurën Policia e Kosovës, pas një hetimi disa muajor ndërmori aksionin kundër piraterisë televizive duke konfiskuar kompjuter dhe paisje të tjera kryesisht të tipit Dreambox. 17 persona të cilët u arrestuan një ditë më parë do të paraqiten para gjykatës komunale në Prishtinë të premten në orën 10:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA