Prej orës shtatë të mëngjesit të së enjtes mbi 200 nëpunes të Ministrise
së Finacave kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës me qëllim që të mos
lejojnë takimin e programuar të përfaqësueseve të FMN-së, BE-së dhe
BQE-së me ministrin e Financave Evangelos Venizellos.

Nen shembullin e tyre dhjetera te tjere kane bllokuar edhe 6 ndertesa te tjera ministrore ku do te shkonin sot perfaqesuesit e troikes, si Ministrine e Brendshme, ate te Punes,te Drejtesise, te Ekonomise, te Shendetsise dhe te Zhvillimit Agrar.

“Kërkesa politike është te anullohen masat e rrepta financiare dhe te largohet Troika nga Greqia. Ata qe mbështesin këto masa cojne drejt varferise dhe nepunesit e sektorit shteteror dhe te atij privat”, tha Janis Arkadis, përfaqësues i sindikatës së punonjësve në Ministrinë e Financave.

Specialistet e huaj jane larguar nga Greqia para disa javesh duke kerkuar garanci me shkrim per t’u kthyer kur Athina do te kishte marre shume prej referormave qe ajo kerkon,ne menyre qe te japin driten jeshile per kestin e 6 te ndihmes. Konfederata e nenpunesve te sektorit shteteror ka deklaruar se edhe ne ministrite e tjera te vendit, nenpunesit po vendosin qe te bllokojne hyrjet e ndertesave si shenje proteste per mberritjen e misionit te Troikes ne vend dhe te masave barbare qe jane marre dhe do te zbatohen sic jane ato te unifikimit te pagave, qe sipas tyre eshte reduktim ne nje shkalle te madhe i rroges,kalimi ne sistemin rrezerve te 30000 nenpunesve per t’u pushuar nga puna nje vit me vone si dhe taksat e reja fiskale mbi pronat dhe shtepite.

“Kane zaptuar shumicen e ministrive. Kjo ka të bëjë me nepunesit e ministrive,ka të bëjë me shoqërinë, ka të bëjë me masat barbare dhe të dhunshme që ka marre kjo qeveri. Ky është një paralajmërim. Unë shpresoj se ata do ta dëgjojnë atë ne kohë per të ndaluar këtë politikë katastrofike”, tha Ilias Iliopulos, sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës së Nepunesve te sektorit shtetëror.

Qysh sot paralajmeron konfederata fillon beteja pa kthim pas per rrezimin e kesaj politike qe po zbatohet. Ne oren 6 te pasdites eshte do te kete edhe nje miting proteste ne sheshin Klathmonos te kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA