Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj incidentit me dhunë të së
martës në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s
dhe protestues serbë.
Në një deklaratë te tij, DASH e denoi sulmin dhe pohoi njekohesisht se po vazhdon të ndjekë nga afër zhvilliet në veri të Kosovës. Departamenti dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet provokuese dhe retorikën që nxit dhunën, si dhe të lejojnë lirinë e lëvizjes.
Ne deklarate, ben te ditur RTK, theksohet se liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave është në interes si te Kosovës ashtu dhe Serbisë. Bllokimet e rrugëve, barrikadat dhe dhuna, thjesht behen pengesë për normalitetin e jetës së përditshme të banorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe pengojnë lirinë e tyre të lëvizjes.
Departamenti i Shtetit u bën thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë të qendrojnë të angazhuara të procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të inkurajojnë qetësinë dhe të gjejnë rrugën e marrëveshjes për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy vendeve.
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, kritikoi praninë e KFOR-it për prishjen e barrikadës rrugore dhe ngritjen postbllokut në pikën e paautorizuar të kalimit, duke thënë se ajo bie ndesh me mandatin e kesaj force.
KS diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur të mërkurën në një seancë të mbyllur ku një nga pikat e rendit të ditës ishte edhe situata në veri të Kosovës, ku pati përleshje mes serbëve dhe forcave të KFOR-it.
Nuk pati asnjë deklaratë nga pjesëmarrësit për detajet e diskutimit.
OSBE: Keqardhje për dhunën në veri
Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm lituanez Audronius Azubalis ka shprehur keqardhjen e tij për incidentet e dhunshme në veri të Kosovës.
“Me keqardhje i shoh incidentet e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës. Përsëris apelin tim për distancim nga dhuna dhe për ruajtjen e qetësisë”, ka deklaruar Azubalis.
Zyrtari lituanez ka bërë gjithashtu thirrje për dialog, që sipas tij është mjeti i vetëm për zgjidhjen e situatës.
“Bisedimet Prishtinë-Beograd janë një forum ku mund të ndërmerren hapa konkrete, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, është shprehur Azubalis.
“OSBE është e përkushtuar për mbështetjen e një ambjenti të sigurtë dhe të qëndrueshëm dhe do vijojë të punojë pranë partnerëve ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.
Incident në veri, plagosen tre shqiptarë
Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar te merkuren nga një grup ekstremistësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve.
Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar.Shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tre makina kanë qëlluar më armë zjarri ndaj shqiptarëve.
Gjendja ne Lagjen e Boshnjakëve, ka qene e tensionuar pas bllokadave që bënë ekstremistët serb për gjithë pjesën veriore dhe provokimeve të herëpashershme ndaj shqiptarëve. Nderkohe e heret policia raportoi se atmosfera ne zone ishte e tensionuar, por nuk behej fjale per incidente te renda.
Top Channel