Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell pasoja të rënda për gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Veri të Kosovës.
Ahmeti ka thënë se përpjekjet e Beogradit për të dëmtuar shtetësinë e Kosovës janë të destinuara të dështojnë. Ai ka apeluar për përmbajtje dhe respektim të sundimit të ligjit në gjithë territorin e vendit.
“Unë nuk mendoj që në këtë situatë duhet të bëhen eksperimente me paqen, unë nuk mendoj që në këtë situatë duhet të bëhen eksperimente me të arriturat e 12 viteve të fundit në drejtim të instalimit të paqes në Kosovë dhe orientimit të Ballkanit perëndimorë për të qenë pjesë e NATO-së dhe Europës së bashkuar”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Për situatën e fundit në në Veri të Kosovës, Ahmeti ka biseduar të mërkurën me ambasadorin kosovar në Maqedoni, Skender Durmishi. Ky i fundit ka njoftuar Ahmetin për vendosmërinë e Prishtinës për të vendosur rendin dhe ligjin në Veri të vendit.
Top Channel