Seancë “ilegale” në Gjykatën e Lartë

28/09/2011 00:00

Para kolegjit penal janë betuar në prani të prokurorëve të cështjes dhe avakatëve të ish-zv/kryeministrit Ilir Meta vetëm Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri, ndërkohë që pas dy ditësh kolegji do mblidhet sërish për të dëgjuar betimin e ekspertit tjetër, Artur Rrahmani i cili nuk u paraqit për arsye shëndetësore.

Gjatë seancës së paparashikuar, pasi kolegji penal kishte vendosur të mblidhej në 24 tetor për të dëgjuar përgjigjjet e tre ekspertëve për videon-skandal Meta-Prifti, prokurori Bujar Sheshi këmbënguli sërish në disa nga kërkesat e tij.

Prokurori i tha Gjykatës së Lartë se është i domosdoshëm përdorimi i programeve kompjuterike të licensuara, ose ndryshe të ligjshme, që sipas tij të jenë blerë dhe instaluar nga një subjekt i licensuar.

Kjo, sepse sipas prokurorit, përdorimi i programeve jo të licnesuara mund të krijojë probleme edhe me kompanitë prodhuese dhe shitëse të programeve, si dhe mund të përbëjë shkak për vënien para përgjegjësisë të përdoruesve.

Prokurori kërkoi gjithashtu që të pyetet si dëshmitar Dritan Prifti, njeriu kyc në këtë histori dhe mandej të dëgjohen përgjigjet e ekspertëve për 18 detyrat e lëna nga kolegji penal.

Prokurori kërkoi për këtë kërkesë caktimin e një date më të afërt për të dëgjuar Priftin. Por të gjitha këto kërkesa të Prokurorisë së Përgjithshme nuk u pranuan.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta