Kosovë, gjoba për ndërmarrjet ndotëse
28/09/2011 17:40
Qeveria e Prishtinës ka nisur një politikë të re për të frenuar degradimin e ambjentit në vend.
Ekonomia më e dobët në Ballkan, bazohet në fakt tek energjia që prodhohet nga impiante të vjetra qymyri.
Për më tepër, zhvillimi i crregullt gjatë periudhës së post-luftës e ka cuar Kosovën në një situatë kritike.
Sipas ministrit të Ambjentit, Dardan Gashi, duhen ndërmarrë aksione të menjëhershme për të shmangur krijimin e një situate nga e cila s’mund të ketë kthim pas.
Kështu, autoritetet nisën dje një procedim administrativ kundër një fabrike cimentoje për dëme të shkaktuara ndaj ambjentit.
Ndërsa më 6 shtator një masë analoge u ndërmor kundër industrisë më të madhe në vend, që prodhon nikel.
Top Channel