Urdhri i Farmacistëve shprehu të mërkurën shqetësimin për mungesën e profesionalizmit në shërbimin farmaceutik spitalor.
Kreu i Urdhërit të Farmacistëve Arben Jaupllari deklaron se në të gjithë vendin janë vetëm 5 farmacistë të licensuar dhe se në këtë shërbim janë punësuar mjekë.
“Skandali me barnat në Qendrën Spitalore Universitare tregoi keqmenaxhimin e barnave spitalore. Farmacistja e kapur duke vjedhur barnat nuk kishte licensë”, tha Jaupllari.
Vjedhja në QSUT, burg pa afat dy personave
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë për personat e arrestuar të premten në QSUT, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv.
Gjykata vendosi burg pa afat për mjekun onkolog Nikollë Kolecin dhe bashkëpunëtorin e tij Andonaq Zilin, ndërsa në arrest shtëpie la farmacisten Jetmira Koleci, bashkëshorten e mjekut.
Operacioni i Task Force dhe Sektorit te Krimit Ekonomik në Tiranë, prej disa javësh vuri në përgjim mjekun onkolog, Nikollë Koleci dhe bashkëshorten e tij,Jetmira Koleci, te cilet duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin vidhnin medikamentet e spitalit dhe i dergonin ne farmacite afer Qendres Spitalore Universitare. Ne keto farmaci ata detyronin pacientet qe te blinin medikamentet qe ne fakt duhet t’i merrnin falas.
Gjate konferences se tij per fundjavën e kaluar, drejtori i Policise se Tiranes, Sajmir Muca tha se, ilacet u kapën ne bagazhin e nje makine, pasi kishte pergjuar me pare aktivitetin e ciftit. Vlera vetem e nje dergese medikamentesh te vjedhur brenda nje dite ne farmacine e spitalit Onkologjik ishte 80 mije leke. Por ne total, sipas Drejtorit i Qendres se Kontrollit te Barnave shuma mund te jete mbi 3 milion leke. Sipas tij, barnat ishin lehtesisht te dallueshme, pasi kane dy etiketa, njera prej te cilave eshte vetem per Sherbimin Spitalor dhe tjetra nuk lejohet te shitet.
Drejtori i Qendres Spitalore ‘Nene Tereza’, Saimir Ivziku ka paralajmeruar arrestime te tjera.”Persona të tjera që do të vënë dorë mbi medikamentet e spitalit nga ne do të përballen me ashpërsinë tone, duke nisur me pezullime dhe pushime nga puna, deri në ndjekje penale”, tha Ivziku.
Policia gjeti ne garazhin e ciftit te arrrestuar sasi te konsiderueshme medikamentesh, qe ruheshin ne kushte jo të pershtatshme.
Top Channel