Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11.00 nga një grup
ekstremistësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri
të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve.

Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar, ndërsa për tre të tjerë nuk dihet se ku janë .

Shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tre makina kanë qëlluar më armë zjarri ndaj shqiptarëve.

Gjendja ne Lagjen e Boshnjakëve, ben te ditur Kosovapress, është e tensionuar pas bllokadave që bënë ekstremistët serb për gjithë pjesën veriore dhe provokimeve të herëpashershme ndaj shqiptarëve. Nderkohe me heret policia raportoi se atmosfera ne zone ishte e tensionuar, por nuk behej fjale per incidente te renda.

Gjatë ditës së martë, të paktën katër ushtarë të KFOR-it e disa serbë u plagosën nga një përleshje ndërmjet tyre në pikën kufitare në Jarinjë.

Kjo përleshje nisi pasi KFOR-i kishte bllokuar rrugën alternative të cilën serbët lokalë e kishin hapur ilegalisht për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Pas bllokimit të rrugës serbët e revoltuar kishin nisur të gjuanin me gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, ndërsa është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre.

Gurëve KFOR-i iu është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke përdorur plumba gome.

Sulmi në Veri, SHBA e dënon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar fuqishëm sulmin dhe dhunën e sotme, drejtuar në grupin multietnik prej 41 punonjësish.Këta të fundit mësohet se ishin ishin të punësuar në projektin e përkrahur nga USAID-i, për përmirësimin e jetesës së komuniteteve në Mitrovicën veriore.

”Viktimat e sulmit ishin serbë dhe shqiptarë të Kosovës, boshnjakë dhe të tjerë. Të gjithë ata ishin thjesht qytetarë, të cilët punonin për të marrë një pagë modeste”, thuhet në kumtesë. Ambasada dënon përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga persona, të cilët ndjekin axhendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike.
 
Ministria e Jashtme shqiptare mbështet operacionin
 
Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shqetësim të veçantë dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe në veri të Kosovës dhe së fundmi, kundër trupave të KFOR-it në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës.
 
MPJ mbështet vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj dhe vendosjen e rendit e ligjit në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.
 
“Mbështesim gjithashtu, Qeverinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in, për zbatimin e Marrëveshjes së 5 gushtit dhe 2 shtatorit, për largimin e barrikadave, që cënojnë dhe pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve”, thuhet ne njoftim.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA