Dëshmitari kyç në cështjen“Kleçka”, Agim Zogaj, identiteti i të cilit mbahej i fshehur nga EULEX-i dhe njihej vetëm si “Dëshmitari X” është gjetur i vdekur në një park në Gjermani.

Lajmin e ka konfirmuar misioni europian në Kosovë, EULEX, dhe sipas zëdhënësit të këtij misioni, Blerim Krasniqi, autoritetet gjermane janë duke hetuar rrethanat e vdekjes së dëshmitarit.

Deshmia e “X-it” përfshinte deputetin Fatmir Limaj, në disa krime lufte të cilat dyshohet se janë kryer në fshatin Kleçkë, kur nënkryetari i PDK-së ishte komandant.

“Dëshmitari X” ka deklaruar se në prill të 1999-s i kishin thënë se Fatmir Limaj kishte urdhëruar vrasjen e Velko Markoviqit dheNebojsha Gjuriqit, dy oficerë policie serbë, të cilët ishin të paraburgosur në shtëpitë e djegura në Kleçkë për rreth tre muaj.

Dëshmitari bashkëpunues, sipas prokurorit, hezitonte shumë ta zbatonte këtë urdhër dhe nuk donte ta bënte këtë para se të bindej se Limaj vërtet e kishte lëshuar urdhrin.

Në lidhje me këtë cështje deputeti Limaj ndodhet nën arrest shtëpie për një përiudhë 30 ditore, ndërsa 8 ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, një gjykatës u ka vazhduar masat e paraburgimit për dy muaj, arrest shtëpiak,dhe masën e paraqitjes në polici.

Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rastit “Kleçka” pritet që të fillojë gjatë muajit tetor. Ndaj Limajt, është ngritur aktakuzë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte në periudhën janar deri në qershor të 1999-s, por alibia e Limajt është se ai gjatë kësaj periudhe ka qenë në Shqipëri për të përgatitur operacionin “Shigjeta”.

Për të dëshmuar këtë pala mbrojtëse e Limajt ka bërë një listë prej 13 emrash nga ish-Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ku përfshihet edhe emri i kryeministrit Hashim Thaçi, kryekuvendarit Jakup Krasniqi, dhe të tjerë,të cilët është kërkuar që të dëshmojnë në Gjykatë në lidhje me këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA