
Ambasadori Aleksandër Arvizu në mënyrë të drejtpërdrejt larg gjuhës së
zakonshme diplomatike ka deklaruar se të gjitha palët janë fajtore për
hapat prapa të integrimit. Kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë i ka
drejtuar një mesazh të qartë mazhorancës qeverisëse të zotit Berisha për
përgjegjësitë që ka në krijimin e terrenit të përshtatshëm për dialog
me opozitën.
“Të gjitha palët janë përgjegjëse. Disa thonë se bojkoti opozitës e ndaloi progresin. Opinioni im është, se një bojkoti i gjatë nuk ishte produktiv dhe nuk e ndihmoi axhendën. Por mendoj gjithashtu se maxhoranca duhet të krijojë kushtet për të ftuar opozitën dhe njerëzit që s’janë mbështetës të PD-s për dialog. Ne flasim për kompromis. Nuk është vetëm faji opozitës, natyrisht që ka përgjegjësi, por mazhoranca ka përgjegjësine kryesore, për të tentuar në krijimin e mundësive të prezantimit të propozimeve realiste, të cilat opozita duhet t’i pranojë apo të paktën të kenë mundësi për pjesëmarrje.”, tha Arvizu.
10 propozimet e Edi Ramës për një pakt kombëtar integrimi ambasadori Arvizu i ka komentuar si inkurajuese.
“Mendoj se duhet seriozitet për ecjen përpara në kryerjen e reformave. Unë mendoj se është inkurajues fakti i bërjes publike nga PS-ja i 10 ideve. Nuk është për mua të komentoj në mënyrë specifike por mendoj se është inkurajuese pasi janë disa propozime që mund të krijojnë bazat për debat dhe dialog. Tani mbetet për dy partitë të vendosin, por shpresoj se do të shërbejnë si bazë për të biseduar e ecur përpara. Gjithashtu, me rëndësi është regullorja e pralamentit. Sic edhe është shprehur edhe shefi misionit të OSBE- ODIHR Jonathan Stonestreet është e rëndësishme për të ecur përpara duke mos humbur kohë pasi është shumbur shumë kohë në dy vitet e fundit. Njëkohësisht gjërat nuk mund të realizohen nesër apo patjetër javën e ardhshme, pasi gjërat që bëhen pa konsensus do t’i përkeqësojnë gjërat. Megjithatë duhet të jetë një cështje emergjente pasi është shpërdoruar shumë kohë”, tha Arvizu.
Ambasadori në mënyrë shumë komode i ka deklaruar medias edhe për vizitën e tij në Slloveni duke dhënë disa detaje madje edhe duke i paraprirë hamendësive të ndryshme për qëllimin e vizitës, ku ka përmenduar edhe emrin e Fatos Nanos.
“Do të nisem për të qëndruar në Slloveni për 4 ditë për një konferencë. Dua t’i them të gjithëve se jam duke shkuar në Slloveni jo për takime sekrete me Fatos Nanon, Frank ëisneri-n apo John ëithers-in. Është një konferencë rajonale nga ku do të pyes koleget e mi nga Kroacia dhe Sllovenia, se cilat ishin kushtet në këto vënde dhe si u realizua ecja përpara në axhendën e reformave dhe mbase ata kanë për të më pyetur cfarë po i ndalon reformat të ecin përpara ne Shqiperi”, tha Arvizu.
Top Channel