Drejtuesit e pushtetit vendor nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në një
konferencë bashkëpunimi organizuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale
dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ne bashkepunim me Rrjetin e
Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.
“Fuqizimi i kapaciteteve dhë bashkëpunimit të përfaqësuesve të zgjedhur vendor në Shqipëri ” ishte në fokus të kësaj konference ku morën pjesë edhe ambasadori SHBA në Tiranë Alexandër Arvizu, i Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth, të cilët kërkuan një qeverisje vendore transparente dhe larg përkatësive politike.
Ambasadori BE-së në Tiranë Ettore Sequi tha se deri më tani nga paratë e taksapaguesve europianë janë përdorur për investime të ndryshme në komunat dhe bashktinë e vendit mbi 100 milion euro.
“Duhet të përmirësohet shërbimi publik ndaj për këtë arsye duhet të plotësohen dy kushte, transparenca dhe përgjegjësia. Të plotësohen kushtet e Kopenhagenit. Të sapozgjedhurit do i inkurajoja që të bëjnëi reformën e decentralizimit dhe të bënit më të mirën në punën tuaj”,tha Sequi.
Kreu i prezencës së OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth shprehu nevojën e një qeverisje vendore larg militantizmit politik si dhe një përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.
“Juve ju është dhënë detyra dhe detyrimi fisnik për t’i shërbyer gjithë komunitetit dhe për të lënë pas një trashëgimi pozitive për brezat e ardhshëm. Ju ftoj ta shfrytëzoni siç duhet këtë moment! Duhet të veproni si një model shembull për praktikat etike dhe për një proces demokratik, të siguroni një vizion për ofrimin e shërbimeve publike komunitetit, dhe të komunikoni me qytetarët dhe ta përfshini publikun në vendimmarrje”, tha Wollfarth.
Top Channel