Ministrja Gërvalla non grata në Shqipëri? Ja si përgjigjet ambasadori Petrit Malaj në Prishtinë Serbia konsideron se situata në veri është një dhunë ndaj serbëve të atjeshëm. Politikanët serbë kanë reaguar duke dënuar ngjarjet e reja në këtë zonë.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në një deklaratë për agjencinë shtetërore Tanjug, ka theksuar se KFOR-i është aty për të mbrojtur qytetarët duarthatë dhe jo të përleshet me ta dhe se ushtarët duhet të jenë neutral në këto momente.
Tadiç ka ftuar për qetësimin e situatës, duke u shprehur se nuk ka asnjë gjë që mund të shfajësoj veprimet e KFOR-it, e që paraqitet si një dorë e zgjatur e Prishtinës.
“E kritikoj ashpër përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve dhe apeloj tek bashkësia ndërkombëtare dhe forcat ndërkombëtare të mos përleshen me serbët në veri të Kosovës e Metohisë”, ka thënë Tadiç në një deklaratë.
Mediat serbe kanë raportuar ndryshe nga mediat e Kosovës dhe sipas tyre në veri të Kosovës janë lënduar gjashtë serbë pasi KFOR-i ka përdorur dhunë dhe plumba goma kundër tyre.
Ndërsa rastin e ka dënuar edhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i cili ka theksuar se kjo nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit.
Kurse ministri i Policisë, Ivica Daçiç, e ka quajtur turp për bashkësinë ndërkombëtare atë që ka ndodhur në Kosovë dhe, sipas tij, Serbia do të kërkoj urgjentisht që të definohen qëndrimet e ndërkombëtarëve në Kosovë.
Partitë opozitare kanë kritikuar KFOR-in, por edhe disa prej tyre, kanë thënë se Serbia do të duhej të ndryshojë politikën e saj.
Top Channel