Brenda pak ditësh Prokuroria kërkon për herë të dytë pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Njësia Task Forc e Prokurorisë së Tiranës ka depozituar në gjykatë një kërkesë për pezullimin e Florenc Hoxhës në lidhje me një tjetër hetim që ka nisur pas kallëzimit të disa qytetarëve.
Burime pranë organit të akuzës tregojnë se qytetarët thonë se u janë prishur objektet të tyre si ndërtime të paligjshme nga policia bashkiake, ndërsa ata pretendojnë se kanë pasur dokumentacion të regullt.
Javën e shkuar Prokuroria kërkoi pezullimin nga detyra të Florenc Hoxhës pas padisë që kishin bërë dy punonjëse të Bashkisë të Tiranës ushtrim të dhunës fizike ndaj tyre, ndërsa Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë të organit të akuzës.
Top Channel