Situata e sigurisë në veriun e Kosovës gjatë orëve të vona të së martës
ka qenë e qetë, ndërkohë që edhe në mëngjesin e së mërkurës nuk është
regjistruar ndonjë incident.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti tha për Radion Evropa e Lire, se gjatë orëve të natës nuk është regjistruar ndonjë incident madhor, që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme.

Hoti ka shtuar se, pavarësisht situatës së qetë, është vërejtur atmosfera e tensionuar, e cila ndihet në veri të vendit.

“Gjithësi, situata e krijuar në pikën kufitare 1, edhe përkundër faktit që nuk ka reflektuar në aspektin e sigurisë në zonat tjera, tensionet janë të pranishme. Është e natyrshme. Por, është me rëndësi që situata mbahet nën kontroll, që të mos lejohet që kjo të reflektojë në masa më të mëdha të sigurisë”, tha Hoti.

Situatën në veriun e Kosovës në përgjithësi si të qetë e ka përshkruar edhe Marko Jakshci, lider politik i serbëve të veriut të vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate ka dënuar fuqishëm, siç është thënë, dhunën e ushtruar ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it nga ana e strukturave kriminale në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë.

Gjatë ditës së martë, të paktën katër ushtarë të KFOR-it e disa serbë u plagosën nga një përleshje ndërmjet tyre në pikën kufitare në Jarinjë.

Kjo përleshje nisi pasi KFOR-i kishte bllokuar rrugën alternative të cilën serbët lokalë e kishin hapur ilegalisht për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Pas bllokimit të rrugës serbët e revoltuar kishin nisur të gjuanin me gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, ndërsa është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre.

Gurëve KFOR-i iu është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke përdorur plumba gome.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA