Parlamenti grek përgatitet të votojë një raund të ri masash anti-krizë
që përfshijnë një taksë shtesë mbi shtëpitë e banimit dhe pronat
tregtare.

Nje iniciative e tille i ka acaruar edhe me shume greket, te cileve u shtohet ne kete menyre lista e taksave qe duhet te paguajne, perpos atyre qe derdhin normalisht cdo vit per pronat, mallrat, sherbimet dhe bizneset. Masat drastike te nisura ne 2010-ten perfshijne edhe nje takse solidariteti mbi pagen, ne nje kohe kur vete kjo e fundit eshte reduktuar bashke me shperblimet e pensionet.

“Nuk mund te paguajme pertej taksave ekzistuesve te pronave, kjo eshte vertet e tepert. Qeveria duhet te vendose, cfare do mbaje e cfare do heqe, sidomos kur vjen fjala tek taksa e pervitshme mbi pronesine”, u shpreh Stratos Paravias, president i federates helene te pronave.

Per biznesmenin Andonis Vardas, kjo takse sjell pasoja te renda. “Mua personalisht, me demton shume. Me kete situate ekonomike qe kemi, t`u shtosh taksat njerezve eshte vertet e veshtire”, thotë Vardas.

Niveli i takses varion sipas vendit ku ndodhet prona dhe permasave te saj. Familjet  e medha, njerezit me aftesi te kufizuara dhe te papunet do te paguajne taksa me te vogla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA