Përpara se të kthehej nga New York-u, kryeministri Sali Berisha u
intervistua nga rrjeti televiziv CNN International në lidhje me krizën
ekonomike europiane dhe aspirastes së Shqipërise për t’u anëtarësuar ne
Bashkimin Europian.
Rebeka Anderson, e cila intervistoi kryeministrin Berisha, ne komentin e saj, thote se kriza ekonomike nuk eshte beteje vetem e Greqise, por rreth 750 mije emigrante shqiptare po u dergojne familjeve te tyre me pak te ardhura, kur remitancat jane te rendesishme per ekonomine shqiptare dhe ne 2009 perbenin 9% te GDP-së. Por duke krahasuar rritjen ekonomike te Shqiperise, 3.5 %, me ate te Bashkimit Europian, 0.2 %, tremujorin e kaluar, CNN pyeti kryeministrin Berisha se perse Shqiperia eshte kaq e etur per t’iu bashkuar ne nje rremuje te tille, Bashkimit Europian.
“Unë mbetem i fokusuar dhe integrimi në Bashkimin Evropian ështe dhe do të mbetet projekti i prioritetit më të lartë i vendit tim. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur cfarë kërkohet për ta merituar atë, standarde, norma, praktika. Unë e konsideroj një proces plotësisht të bazuar në meritë”, tha Berisha.
Pyetjes perse Shqiperia do te donte te ishte pjesë e një hapësire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrezikshme, siç e përshkruan FMN, kryeministri Berisha i pergjigjet: “Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam besimin e thellë se kombet europiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin europian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdojë dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave”.
Top Channel