Ndërron jetë fituesja e Nobelit për Paqe, Wangari Maathai

26/09/2011 09:25

Wangari Maathai, fituesja e çmimit Nobel për paqen, ka ndërruar jetë në Nairobi të Kenias në moshën 71-vjeçare për shkak të një tumori.

Në vitin 2004, keniania u bë gruaja e parë afrikane që fitoi Nobelin për paqe për “kontributin në zhvillim, demokraci dhe luftën për të drejtat e femrave”.

Wangari Maathai ishte anëtare e Parlamentit kenian dhe ka qenë ministre e Ambjentit dhe Burimeve Natyrore në periudhën 2003-2005.

Gjithashtu, Maathai themeloi Green Belt Movement që mbolli 20-30 milionë pemë në Afrikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA