Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaron se institucionet e
Kosovës nuk do të kenë durim pafund dhe se në veri do të zhbllokohen
rrugët.

“Në veri të vendit do të vendoset normaliteti”, Kuci. Nderkohe qe ne kete pjese te territorit te Kosoves, gjendja vazhdon të jetë e brishtë për shkak të barrikadave të vendosura nga strukturat paralele serbe.

Zyrtarë policorë thonë se vendosja e një pike statike të kontrollit të policisë nuk është zgjidhje e mirë për shkak të specifikave të terrenit. Sipas tyre, zgjidhja më e mirë për ofrimin e sigurisë është lëvizja e patrullës vazhdimisht gjatë 24 orëve.

Kamionët e Kosovës hyjnë në Serbi

Doganat e Kosovës njoftojnë se më në fund në Serbi kanë hyre kamionët e parë me dokumentacionin e Kosovës.

“Janë lejuar katër kamionët e parë. Ata e kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë”, deklaroi zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci për radion Europa e Lirë.

Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Prishtina hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA