Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me unanimitet me 7 vota pro dhe
asnjë kundër, djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit.
Kutitë do të hapen dhe do të asgjësohen nga data 25 tetor deri më datë 31 dhjetor. Ajo që bie në sy është votimi unanim, pasi përfaqësuesit e Partisë Socialiste thanë në mbledhje se prokuroria e Tiranës po heton në lidhje me mosrakodimin e shifrave në proceës-verbale.
Por koha kur kutitë hapen nuk e pengon prokurorinë të kërkojë sekuestrimin e kutive që ajo mendon se mund t’i duhen për hetimin. Po ashtu, asgjësimi i fletëve është një detyrim ligjor, që parashikohet në Kodin Zgjedhor. Vendimi për djegjen e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 mori në KQZ vetëm 4 votat e anëtarëve të propozuar nga shumica. Kësaj here, vendimi ishte njëzëri.
Top Channel