Korrupsioni në Kosovë është një fenomen mëse real, që ka depërtuar në organizmat më të lartë shtetërorë e institucionalë.

Të këtij opinioni janë aktivistë dhe gazetarë të shtetit më të ri të Evropës, të ftuar në emsionin “Shqip” në Top Channel.

“Qeveritarët kanë rroga milionere, ndërkohë që më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Edhe punonjësit e mediave kanë makina luksoze që nuk i përballojnë dot as biznesmenët”, deklaron Avni Zogiani, aktivist i lëvizjes “Cohu”.

Ndërsa gazetarja Arbana Xhara, përvec se thekson se korrupsioni më i madh bëhet me tenderat publikë, thotë edhe se kjo dukuri ka hyrë edhe në institucionet mediatike.

“Në Kosovë ndodhi edhe kjo, që shumë gazetarë pas zgjedhjeve u bënë politikanë dhe deputetë”, shprehet Xhara.

Ndërsa për Luan Shllakun, drejtues i Fondacionit Kosovar për një Shoqëri të Hapur, mendon se për të luftuar këtë fenomen është i rëndësishëm edhe sensibilizimi i shoqërisë civile.

Sipas tij, sot në Kosovë shumë OJQ nuk veprojnë sipas interesave të shoqërisë, por sipas interesave financiare.

“Ka OJQ dhe biznese civile, që mund të regjistrohen vetëm me 5 euro, dhe nëse kanë aftësi mund të tregojnë se mund të ndryshojnë dicka në shoqërinë civile”, nënvizon Shllaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA