Një vale të re grevash në sektorë të ndryshëm të vendit po përballojnë
grekët në fillimin e një jave që konsiderohet tepër e rëndësishme për
arsye se pritet të vijnë ekspertët e FMN-së,BE-së dhe BQE-së për të
aprovuar ose jo këstin e gjashtë të huasë për Greqinë.

Qytetaret ndjehen te frikesuar ,te deshperuar ,por edhe te revoltuar pas publikimeve te shumta ne mediat e huaja dhe skenareve per nje reduktim jo vetem te borxhit kombetar,por edhe te nje sulmi te eger, sic e quajne ne menyre karakteristik, e mbi cdo te ardhur apo pasuri te tyre.

“Nuk pres gje nga nje shtet qe nuk me ka ofruar asgje ne arsim, shendetesi dhe sektore te tjere. Nuk ka te drejte te me kerkoje asgje. Punoj 22 vjet ne sektorin privat dhe nuk mund te me kerkoje me teper”, thotë një 40-vjecare.

Fillimin e protestave e shenoi greva e nenpunesve te metrose dhe e atyre te mjeteve te sherbimit publik qe ka shkaktuar perseri probleme ne qarkullimin e automjeteve dhe levizjen e qytetareve . Ne oret e mengjesit të së hënës pjestare te forcave speciale te policise kane vendosur nje pankarte gjigande mbi kodren Lukavitos ne Athine ne te cilen shkruanin: “ Dita e pageses eshte dite zie”. Ndersa prej së martës do te rifillojne protesten e tyre edhe taksistet,doganieret dhe nenpunesit e tatim taksave.

Ashtu sic shkruan shtypi grek, edhe nga takimi i së dielës i ministrit te Financave Venizellos me shefen e FMN-së Kristin Lagard,qytetaret presin jo vetem nje qethje te borxhit ne masen 50% sipas planeve te reja qe qarkullojne ,por edhe masa akoma me te rrepta per reduktime te metejshme te te ardhurave te tyre. E perditshmja spanjolle ‘El Pais’ shkruan ne menyre karakteristike se ashtu si ne tragjedite greke, kryeministri Papandreu duhet te vrase babane e tij ,perderisa me masat financiare qe po merr , po shkaterron te gjitha reformat ekonomike qe kishte marre udheheqesi i madh Andrea Papandreun ne kohen kur ai qeveriste ,te cilat synonin mireqenien dhe te drejtat e grekeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA