Gjendja në veri vazhdon të jetë e brishtë për shkak të barrikadave të vendosura nga strukturat paralele serbe.

Zyrtarë policorë thonë se vendosja e një pike statike të kontrollit të policisë nuk është zgjidhje e mirë për shkak të specifikave të terrenit. Sipas tyre, zgjidhja më e mirë për ofrimin e sigurisë është lëvizja e patrullës vazhdimisht gjatë 24 orëve.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për vlerësimin e sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, sipas Telegraf, shprehu respekt për qytetarët e veriut, të cilët përkundër provokimeve të grupeve kriminale serbe kanë treguar maturi, duke mos rënë në provokimet e tyre. Ai veçoi në këtë kontekst sidomos banorët shqiptarë që jetojnë në lagjet dhe fshatrat e veriut, por edhe gjithë qytetarët në jug për përgjegjësinë e lartë që kanë treguar gjatë këtyre ditëve.

Kamionët e Kosovës hyjnë në Serbi

Doganat e Kosovës njoftojnë se më në fund në Serbi kanë hyre kamionët e parë me dokumentacionin e Kosovës.

“Janë lejuar katër kamionët e parë. Ata e kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë”, deklaroi zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci për radion Europa e Lirë.

Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Prishtina hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA