Berisha injoron paketën e PS-së

26/09/2011 00:00

I sapokthyer nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri Sali Berisha nuk
mbajti ndonjë qëndrim të qartë rreth paketës me 10 kërkesa të opozites,
në këmbim të së cilës Partia Socialiste do të bashkëpunonte me
mazhorancën për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ku foli gjate per takimet ne New York, kryeministri Berisha u ndal fare shkurt vetem ne dy prej kerkesave te opozites, reformen zgjedhore dhe ndryshimin e rregullores se parlamentit.

“Jam i bindur se do te kete progres ne reformen zgjedhore. Mazhoranca ka qene dhe mbetet e hapur per te bashkepunuar me opoziten dhe per te zbatuar te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Sa i perket rregullave te parlamentit me duhet te garantoj cdo shqiptar se, ndonese rregullorja e ketij parlamenti eshte ne standardet me te larta demokratike, jemi te hapur per ta konfrontuar ate nen per nen me rregulloren e Parlamentit Europian dhe rregulloret e cdo vendi demokratik. Uroj dhe shpresoj qe nga keto standarde te udhehiqet edhe opozita ne parlamentin e vendit”, tha Berisha.
 
Permendja nga kryeministri Berisha e vetem ketyre dy pikave dhe jo e te tjerave, ku kreu i opozites kerkoi zgjedhjen me konsensus te disa institucioneve apo ngritjen e nje tryeze per rishikimin e kushtetutes, le te kuptohet se ‘paketa Rama’, keshtu sic eshte, mund te mos pranohet nga mazhoranca. 

Tahiri: Berisha nuk e do integrimin

Por menjëherë reagoi deputeti socialist Saimir Tahiri, i cili tha se Berisha nuk e do integrimin, pasi opozita ka bërë një ofertë serioze që nuk po mer përgjigje.

Tahiri u shpreh se kryeministri dëshiron ta mbajë vendin larg BE-së, në mënyrë që të vazhdojë të kryejë aferat e tij korruptive.

“PS ka bërë një propozim të qartë, për të cilin duhet një përgjigje pasi bëhet fjalë për integrimin e vendit. Ne e kemi të qartë se Berisha nuk e do integrimin, pasi vetëm larg BE-së mund të mbajë në këmbë një qeveri injorante. Megjithatë, ne jemi të vendosur të mbrojmë interesat e qytetarëve”, deklaroi Tahiri.  

Berisha fajëson opozitën

Disa dite me pare kryeministri Sali Berisha ka fajësuar opozitën për prapambetjen e Shqipërisë në proceset e integrimit evropian.

Berisha është shprehur se bllokimi i këtij procesi ka ardhur si pasojë e politikave bllokuese të opozitës.

“Brukseli ka bërë punën e tij, bllokimi është në Tiranë. Nëse është pritur deri në ditën e fundit për të mos votuar ligjet për reformat, kjo ka pasur qëllimin e vetëm për të bllokuar këtë proces”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, nëse kërkohet që të nisë puna për reformën zgjedhore, kjo nuk është cështje e Brukselit, por e Tiranës.

“Është cështje e atyre që kanë zgjedhur bllokimin e një procesi që kërkon ligje me 3/5. Opozita është e njohur për bllokimet e saj, që i ka bërë edhe për vizat, por nuk ia arriti pasi vizat nuk kërkonin ligje”, ka pohuar Berisha.

Megjithatë, kryeministri është shprehur optimist për nisjen e një kapitulli të ri, gjatë të cilit të implementohen reformat, në vecanti ajo zgjedhore, sipas rekomandimeve ndërkombëtare.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta