Turqi, 5 policë të vrarë nga kurdët
25/09/2011 10:15
Luftëtarët kurdë të PPK kanë sulmuar ditën e djeshme një rajon të vogël policie në juglindje të Turqisë duke vrarë 5 policë.
Dhjetëra policë të tjerë mbetën të plagosur nga ky sulm.
Sipas burimeve të sigurisë, 3 rebelë kurdë kanë mbetur të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit.
Sulmet e kurdëve të armatosur ndaj objektivave ushtarake janë shtuar që nga fillimi i verës.
Top Channel