Dy persona u plagosen rëndë gjatë një rrahje masive në mes të grupeve
rivale serbe, mbrëmjen e të premtes, në pjesën veriore të qytetit të
Mitrovicës.

Në këtë rrahje, sipas policisë së Kosovës janë përdorur edhe armë zjarri. Mirëpo sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës “kjo rrahje nuk ka të bëjë me situatën aktuale në Veri të Kosovës” dhe se sipas tij “rrahje të tilla ndodhin shpesh”.

Sipas tij, një person është arrestuar, ndërsa policia e stacionit në veri është në kërkimedhe të dy personave të tjerë. Gjatë natës së kaluar nuk ka pasur ndonjë incident që ndërlidhet me situatën aktuale në atë pjesë, dhe se situata ka qenë e qetë.Megjithë keto rrugët edhe më tej vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga barrikadat e strukturave paralele serbe. Po ashtu, deri më tani nuk ka patur ndonjë tentative nga ana e KFOR-it për të larguar barrikadat të cilat vazhdojnë të mbajnë të bllokuara të gjitha rrugët që dërgojnë në portat kufitare 1 dhe 31 që e lidhin Kosovën me Serbinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA