Një shtëpi e madhe në qytet,një makinë me kubizëm të madh, një shtëpi
tjetër më e vogël buzë detit, vera cilësore, argëtim në buzuqe, puro dhe
pije të shtrenjta, ishin endrra të nje greku dhe konsideroheshin si
suksesi i tij, kur ai arrinte t’i bente realitet.

Por sot kriza ekonomike ka ndryshuar pothuajse cdo gje ne jeten e nje qytetari. Mbi 80% e grekeve kanë reduktuar ne maksimum shpenzimet per argetim jashte shtepise, 75% nuk blejne me rroba te reja, 68% kerkojnë produkte konsumi te lira.

Tashme njoftimet per shtepi luksoze e te medha jane me dhjetera mijera,por greket kane filluar te preferojne shtepi te vogla,te lira  ne pallate me te vjetra.Gjithashtu ka ndryshuar sjellja konsumatore ne blerjen e ushqimeve me tendence drejt artikujve te lire. Sipas eksperteve te shitjeve te vererave te shtrenjta ulja e xhiros eshte ne permasa kolosale edhe per shkak te rritjes se akcizes ne masen 53%, ndersa eshte rritur shitja e vererave te hapura e te lira.

Prej vitit 2009 vendin e pijeve te huaja, e zene tashme ato tradicionale si puro dhe uzo, ndersa edhe purot e shtrenjta ua kane lene vendin atyre te lira apo duhanit me te dredhur qe eshte me ekonomik se nje pakete cigare. Askush me nuk enderron per nje makine te shtrenjte dhe kete e tregon renia e shitjeve ne kete sektor me 65% ,ndersa shume drejtues automjetesh i kane kthyer ato me perdorim gazi, perderisa benzina eshte me e shtrenjta ne Europe. Tregu amerikan ne Athine dhe Selanik me rroba te lira funksionon per mese 40 vjet, por nuk ka  njohur lulezim me temadh se sa dy vitet e fundit.

Jane mijera te rinj qe mbarojne tashme univesitetet dhe jo vetem qe nuk enderrojne me per luksin qe kerkonin paraardhesit e tyre disa vite me pare,por cdo dite e me shume hedhin syte drejt tregut te punes ne Europe apo ne Australi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA