Një javë pas rikthimit nën kontroll të dy pikave kufitare në Mitrovicë, situata e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë.
Ndërkohë, të gjitha rrugët ende mbeten të bllokuara. Në mëngjesin e së premtes serbët e veriut pas bllokimit të urës së lumit Ibër kanë vendosur edhe një tendë mbi të. Lidhur më vendosjen e kësaj tende policia është njoftuar për mbajtjen e një koncerti.
Për më tepër, policia njofton se dhjetëra serbë të tubuar afër pikës kufitare në Jarinjë në mëngjesin e së premtes kanë këputur me buldozer telat me gjemba të KFOR-it që ishin të vendosura në rrugën alternative afër Jarinjës. Sipas policisë serbët kishin tentuar të hapnin edhe një pikë kalimi nga Serbia në Kosovë, por janë ndaluar nga KFOR-i.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Besim Hoti, rrugët alternativë shfrytëzohen nga kontrabandistët dhe kriminelët.
Ndërkohë, sa i përket furnizimit me ushqim për banorët e veriut zëdhënësi i Komunës thotë se, komuna po vazhdon t’iu ndihmojë kryesisht me ushqime familjet që kanë nevojë.
Teksa, serbët po vazhdojnë me barrikada nëpë rrrugët e veriut, shtete perëndimore bëjnë thirrje për qetësi në veri të Kosovës.
Top Channel