Integrimi, Burns: Realizoni reformat

24/09/2011 00:00

Nënsekretari amerikan i Shtetit William Burns inkurajon realizimin e
reformave në Shqipëri dhe mbështet integrimin e vendit në Bashkimin
Evropian.

Gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha në New York, bën të ditur njoftimi zyrtar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, Burns ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë. Zyrtari i lartë amerikan mësohet se ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në afganistan dhe në përpjekjet e tjera në luftën kundër terrorizmit.

Në bisede, Berisha theksoi rendësinë e realizimit me sukses dhe konsensus e vullnet pozitiv të reformës zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe gatishmërinë e mazhorancës për ta nisur menjëherë atë, së bashku me opozitën

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta