Policia e Kosturit arrestoi rrembyesit e nje studenteje 22 vjec.Sipas
policise,22-vjecarja ishte rrembyer dy dite me pare, në Kostur, në
momentin që po kthehej për në banesën e saj prej tre personave të
maskuar.

Grabitesit i kerkuan familjareve te studentes shumen prej 4 milione eurosh, pasi sipas tyre, familjaret e saj dispononin shuma te medha parash.22-vjecarja eshte e bija e ish-kryebashkiakut te Janines,Nikos Godas.

Mbas negocimit te shumes me familjaret,grabitesit rane dakord ta lirojne studenten kundrejt 50.000 eurosh ‘cash’.Grabitesit kerkuan qe parate te dorezoheshin ne aksin rrugor qe lidh Janinen me Athinen,ne vendin e quajtur Terove.

Policia qe po ndiqte ne distance dorezimin e parave nderhyri duke vene ne pranga dy greke banore te Janines dhe nje shtetas shqiptar.Policia nuk jep identitetin e autoreve,per shkak te hetimeve,qe ende vazhdojne.Prej hetimeve te deritanishme,rrezultoi se rrembyesit jane fqinjë te familjes te 22- vjecares se rrembyer dhe kishin djeni per gjendjen ekonomike te familjes se saj.

Dy greket vizitonin shpesh banesen e 22-vjecares,ndersa shqiptari jeton 20 vitet e fundit ne Janine, pa qene me pare i implikuar ne aktivitete kriminale.

Policia e tha se 22- vjecarja u gjet ne gjendje te mire shendetesore, ne fshatin Avgo ne afersi te Kosturit.Ajo mundi t’i identifikoje rrembyesit e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA