Wollfarth: Bashkëpunim mes palëve

23/09/2011 00:00

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaron se opozita dhe maxhoranca duhet të  bashkëpunojnë.

Pas një takimi në selinë rozë me kreun Edi Rama, Wollfarth njoftoi për mediat se u bisedua për mënyrën se si opozita do të angazhohet në parlament.Ambasadori theksoi se u bisedua edhe rreth pikepamjeve per integrimin europian dhe per raportin qe ka mbajtur ne Vjene.

“Do të ishte mirë të shihnim se si ka qenë rregullorja e parlamentit në të shkuarën”, tha në prononcimin e shkurtër për mediat, ambasadori.

“Partitë ta marrin seriozisht reformën”

Wollfarth me heret, ripërsëriti apelin për bashkëpunimin ndaj palëve për reformën zgjedhore. “Presim nga partitë politike ta marrin seriozisht reformën. Duhet mirëkuptim dhe kontribut nga partitë. E rëndësishme është të vazhdojë puna në Kuvend”, tha Wollfarth.

Sipas kreut të prezencës së OSBE-së duhet një rishikim i Kodit Zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare të 2013-s. “Për të arritur përfaqësim domethënës gjinor në të gjitha organet legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive nevojitet një zbatim më i mirë dhe mundësisht ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe të legjislacionit përkatës, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Le të shohim sa serioze do të tregohen partitë politike në hapat që do të ndërmarrin për përmbushjen e detyrimeve të tyre demokratike, me qëllim që 50% e popullsisë të thonë më në fund realisht fjalën e tyre për mënyrën sesi duhet qeverisur vendi”, tha në fjalën e tij, Wollfarth.

Jo presion ndaj mediave”

Kryesuesi i OSBE-së, Eugen Wollfarth deklaroi me rastin e ditës ndërkombëtare të etikës në media, se gazetarët duhet të jenë të lirë për të vepruar.

Ai është shprehur se ndaj reporterëve nuk duhet të ushtrohet asnjë presion, në mënyrë që ata të përmbushin detyrat e tyre.

“Është detyrë e shtetit të krijojë kushte që gazetarët të punojnë të lirë. OSBE do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e medias së lirë”, u shpreh ambasadori.
 

“Presidenti i ri të zgjidhet me konsensus”

Ambasadori i OSBE-së, Eurgen Wollfarth, deklaroi pak dite me pare se palët politike në vend duhet të gjejnë konsensus sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri në vend. Sipas Wollfarth, vetë Kushtetuta e kërkon këtë, duke parashikuar që në tre raundet e para të saj të përdoret një shumicë e cilësuar votash.

“Mendoj se Kushtetuta flet qartë në lidhje me këtë pikë, pra, që në tre raundet e para të votimit nevojitet një shumicë e cilësuar votash. Kjo do të dëshmonte konsensusin e palëve dhe prandaj dua ta ritheksoj atë që e shpreha më herët në formë ftese: kërkoni sa më intensivisht që të jetë e mundur për një apo disa kandidatë të mirë”, deklaroi Wollfarth, duke theksuar se në këtë mënyrë, nuk do të ketë nevojë që të shkohet në raundin e katërt të votimit, i cili është parashikuar të bëhet me një shumicë të thjeshtë.

Në këtë kuadër, beri te ditur “Shqip”, ai theksoi se kishte shumë rëndësi që kandidati i zgjedhur për këtë proces të ishte konsensual dhe i pranuar nga të gjithë. Nga ana tjetër, ambasadori i OSBE-së theksoi se Presidenti i ardhshëm i vendit duhet të ishte një burrë ose një grua, pa qenë nevoja të kishte probleme, por kishte shumë rëndësi që personi që do zgjidhej, të kishte staturën e duhur për këtë post dhe të kishte një qëndrim të pavarur mbi palët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta