Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja

23/09/2011 00:00

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen Sepolia në Athinë. Sipas
policisë, një pako bombë ka shpërthyer në hyrje të një minimarketi,pronë
e një 21-vjecareje shqiptare rreth orës 8 të mëngjesit.

Policia thote se mekanizmi shperthyes,i tipit F1 i prodhuar ne Rusi ka shperthyer sapo 21-vjecarja ka tentuar te hape pakon ne te cilen ishte vendosur.

Prej shperthimit emigrantja shqiptare,emri i se ciles per momentin nuk behet publik ka marre plage te renda ne duar,qafe dhe gjoks. Ajo u transportua menjehere ne spitalin Gjenimatas te Athines, ku po mjekohet jashte rrezikut per jeten.

Policia thote se ende nuk ka nje piste per autoret dhe shkaqet e ngjarjes.Prej hetimeve te deritanishme,viktima nuk rezulton te jete perfshire ne aktivitete kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA