SHBA, ekzekutohet tjetër dënim me vdekje

23/09/2011 08:55

Në burgun Holman, në Alabama, është kryer ekzekutimi i një burri 37-vjeçar, Derrick O. Mason.

Mason ishte i akuzuar për vrasjen e një 25-vjeçareje, e cila ishte shitëse në një dyqan ku burri kreu një grabitje në Huntsville më 27 mars të vitit 1994.

I dënuari u ekzekutua me anë të një injeksioni vdekjeprurës.

Ky është dënimi i dytë me vdekje brenda kësaj jave në SHBA, pas atij të Troy Davis në Georgia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA