Prishtinë, hapet festivali i kukullave
23/09/2011 03:50
Shfaqja“Lumbardha” e trupës së Vlorës ngriti siparin e Festivalit të Teatrit me Kukulla në Prishtinë.
Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ky festival mbledh në kryeqytetin e Kosovës, përfaqësues nga teatrot e kukullave në hapësirat mbarëshqiptare.
Festivali i parë i teatrove të kukullave, i cili po organizohet në teatrin “Dodona” në Prishtinë, pikërisht në 25 vjetorin e themelimit të tij, synon që të kthehet në një traditë.
Pas pjesës së teatrit “Dodona”, “Elefanti i vogël kureshtar”, priten me interes edhe shfaqjet “Erdhën xhagajdurët” të Korcës, “Princi i Vogël” I Tiranës, “Rosaku topolaku” i Beratit e të tjerë.
Top Channel