Debati mbi censusin është rikthyer në parlament pasi kryetari PBDNJ-së, Vangjel Dule kërkoi një interpelancë me ministrin Genc Pollo, kryetar i Komisionit Shtetëror për Realizimin e Censusit.
“Amendimet që iu bënë ligjit për censusit në seancën e korrikut dëmtojnë rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe në rastin konkret të anëtarëve të pakicave dhe minoriteteve kombëtare. Sipas nenit 20 të ligjit, që ne kundërshtojmë me forcë, përbën kundravajtje administrative ku dënohen me gjobë përkatësisht shkeljet e mëposhtme, 1) refuzimi për të bërë deklarim ose deklarim i rremë me gjobë 100 mijë lekë. Ky proces nuk garanton të drejtën themelore, pa të cilin nuk ka asnjë kuptim, që është e drejta e vetëdeklarimit”, tha deputeti PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Ministri Pollo ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e deputetit Vangjell Dule.
“Qendrimi zyrtar i Komisionit Europian, që na ka mbështetur me shumë miliona euro, ka qenë që; ashtu si ligji, përfshirë edhe amendimet të bëra 2 muaj më parë, po kështu edhe pyetësori janë në përputhje me normat teknike të Eurostatit”, replikoi ministri Pollo.
Top Channel