Nju Jork, Haxhinasto takon Clinton
23/09/2011 18:35
Shqipëria do të rrisë kontributin e saj ushtarak dhe civil në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare të NATO-s.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, pas një takimi me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Gjatë takimit, i zhvilluar me rastin e darkës tradicionale trans-atlantike, Clinton ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në Libi dhe Tunizi.
Ndër të tjera, zonja Clinton është shprehur se Shtetet e Bashkuara mbështesin projektin e gazsjellësit TAP, “që ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë”.
Top Channel