Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në
datat 27 dhe 28 shtator, sikurse herët e tjera në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur negociatorja kosovare, Edita Tahiri, e cila ka saktësuar se temat që do të trajtohen këtë herë janë telekomunikacioni, energjia dhe bashkëpunimi rajonal.

Megjithatë, Tahiri ka theksuar se do të preket edhe vonesa e zbatimit të pesë marrëveshjeve të arritura në raundet e mëparshme.

“Ne si qeveri do të shtrojmë cështjen e moszbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë dhe atë të vulave doganore”, ka deklaruar Tahiri.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka shtuar se, bisedimet do vazhdojnë deri në momentin kur Bashkimi Evropian të shterojë të gjitha mjetet diplomatike për të bërë presion ndaj Beogradit për zbatimin e pakteve.

Raundi i fundit mes palëve ka qenë ai i dy shtatorit në Bruksel, ku u arritën dy marrëveshje, ajo për vulat dhe doganat, si dhe ajo për regjistrin kadastral.

Marrëveshjet në fjalë u cilësuan si shumë të rëndësishme nga Prishtina zyrtare. Vetë zonja Tahiri deklaroi se me këto pakte shteti serb ka pranuar pavarësinë e Kosovës në fushën e doganave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA