Kalohet shpejtësia e dritës

23/09/2011 00:00

Rezultatet e eksperimenteve në Cern të Zvicrës, shtëpi e Large Hadron
Collider, i kane corientuar fizikantet qe kane vënë re se thërrmijat e
vogla sub-atomike kanë arritur të kapërcejnë shpejtësine e dritës me
gati 60 nanosekonda.

Neutrinot e derguara nga Cern drejt laboratorit te Gran Sasso-s ne Itali 732 kilometra larg, mberriten pak me shpejt nga sa ishte llogaritur. Rezultatet qe kercenojne te lekundin nje shekull fizike jane hedhur ne internet per t’u keqyrur online edhe nga shkencetare te tjere.

‘Nje konference do te mbahet ne Cern per kete ceshtje, ku ekspertet do te kerkojne cdo shpjegim te mundshem per kete situate. U perpoqem te gjenim nje gabim, apo me shume gabime, apo efekte te padeshiruara dhe nuk gjetem asgje’, tha studiuesi Antonio Ereditato, per BBC.

Kur nuk arrin ta shpjegosh dot vete fenomenin, atehere kerkon mendimin e komunitetit, shtoi ai. Shpejtesia e drites ne vakum prej 300.000 kilometrash ne sekonde njihet si me e madhja ne universe dhe aludime si keto te shkencetareve ne Zvicer jane nje goditje e forte per boten e shkences dhe vete teorine e relativitetit. Albert Einstein e konsideronte te pamundur nje levizje pertej kesaj shpejtesie. Shkencëtarët amerikane dhe japonezë kanë marrë përsipër të bëjnë verifikimet përpara se ajo cfare ndodhi ne Cern me grimat subatomike te trumbetohet si zbulim i ri.

Top Channel