Policia ka arrestuar bashkëshortët Nikollë dhe Jetmira Koleci, nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
Operacioni i Task Force dhe Sektorit te Krimit Ekonomik në Tiranë, prej disa javësh vuri në përgjim mjekun onkolog, Nikollë Koleci dhe bashkëshorten e tij, farmaciste në Qendrës Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Jetmira Koleci, te cilet duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin vidhnin medikamentet e spitalit dhe i dergonin ne farmacite afer Qendres Spitalore Universitare. Ne keto farmaci ata detyronin pacientet qe te blinin medikamentet qe ne fakt duhet t’i merrnin falas.
Gjate konferences se tij per shtyp, drejtori i Policise se Tiranes, Sajmir Muca tha se, ilacet u kapën ne bagazhin e nje makine, pasi kishte pergjuar me pare aktivitetin e ciftit. Vlera vetem e nje dergese medikamentesh te vjedhur brenda nje dite ne farmacine e spitalit Onkologjik ishte 80 mije leke. Por ne total, sipas Drejtorit i Qendres se Kontrollit te Barnave shuma mund te jete mbi 3 milion leke. Sipas tij, barnat ishin lehtesisht te dallueshme, pasi kane dy etiketa, njera prej te cilave eshte vetem per Sherbimin Spitalor dhe tjetra nuk lejohet te shitet.
“Do të bëhen të gjitha verifikimet se kur janë shitur këto ilace dhe do të dalin të gjithë personat përgjegjës që kanë marrë pjesë në këtë akt”, tha drejtori i Qendrës së Barnave, Besnik Jaku.
Zyrtari shpjegon se do te behet nje verifikim me i hollesishem per te gjithe farmacite dhe depot farmaceutike spitalore dhe se denoncimi edhe per rastin ne fjale ishte bere prej kesaj qendre.
“Ne i kemi dhënë informacione strukturave te policisë dhe bashkëpunimi ynë me ta ka qenë korrekt”, tha Jaku.
Ndersa drejtori i Qendres Spitalore ‘Nene Tereza’, Saimir Ivziku ka paralajmeruar arrestime te tjera.
“Persona të tjera që do të vënë dorë mbi medikamentet e spitalit nga ne do të përballen me ashpërsinë tone, duke nisur me pezullime dhe pushime nga puna, deri në ndjekje penale”, tha Ivziku.
Policia gjeti ne garazhin e ciftit te arrrestuar sasi te konsiderueshme medikamentesh, qe ruheshin ne kushte jo të pershtatshme.
Top Channel