
Pavarësisht polemikave të mëdha që ka ngjallur rasti i tij, apeleve për
anullim dhe një shtyrje prej disa orësh pasi Gjykata e Lartë u lëkund
nga thirrjet për mëshirë, i dënuari Troy Davis u ekzekutua me një
injeksion vdekjeprurës në shtetin amerikan të Georgia-s.
Davis ishte shpallur fajtor per vrasjen e policit Mark Macphail ne vitin 1989. Por ceshtja e 42-vjecarit eshte diskutuar gjate ne Shtetet e Bashkuara pasi shume nga deshmitaret ne gjyqin e tij i ndryshuan rrefimet e tyre qe inkriminonin Davisin. Ai vete pretendoi deri ne fund pafajesine, madje edhe ne dhomen e vdekjes. “Zoti paste meshire per shpirtrat tuaj. Zoti paste meshire per ata qe po me marrin jeten, sepse une nuk kisha arme”, ishin fjalet e fundit te 42-vjecarit.
MacPhail u qellua per vdekje korrikun e 1989-tes ndersa perpiqej te ndihmonte nje te pastrehe, i cili po sulmohej nga nje person qe sipas prokuroreve ishte Davis dhe mbante edhe arme. Ne fakt, asnje arme nuk u gjet dhe nuk pati asnje prove bindese ADN-je. Avokatet mbrojtes pretendojne se e gjithe ceshtja ishte e montuar. Nder njerezit qe mbeshtesnin faljen e Davisit ishte dhe Papa Benedikti i 16-te, ish-presidenti amerikan Jimmy Carter si dhe ish-kreu i FBI-se ëilliam Sessions.
Data e ekzekutimit te Davisit ishte shtyre tre here. Episodi ka rindezur debatet e vjetra mbi denimin kapital ne Shtetet e Bashkuara. Disa raste gabimesh qe kane cuar drejt vdekjes njerez te pafajshem, ushqejne fushaten kunder ketij denimi. Provat e ADN-se kane nxjerre te pafajshem 15 persona te denuar me vdekje qe prej vitit 1992 ne Amerike, ndersa mendohet se jane te pakten 40 ekzekutime te kryera edhe pse ka pasur prova per pafajesine e tyre ose te pakten dyshime te forta mbi autoresine e krimit.
Top Channel