
Forca ndërkombëtare e NATO-s në Afganistan, ka bërë të ditur se ka vrarë
kreun taleban, përgjegjës për sulmin që shkaktoi në gusht rrëzimin e
një helikopteri amerikan në provincën e Wardak.
Gjatë atij sulmi në juglindje të Kabulit, u vranë 30 ushtarë amerikanë.
Ky ka qenë incidenti më i rëndë për koalicionin ndërkombëtar që prej fillimit të konfliktit, dhjetë vjetë më parë.
Afganistan, vritet negociatori me talebanët
Kreu i Këshillit të Lartë për Paqen në Afganistan u vra pas një sulmi me bombë në Kabul.
Burhan Udin Rabani po zhvillonte një takim me dy përfaqësues të talebanëve në shtëpinë e tij. Siç raporton BBC, ishte njëri prej tyre, kamikazi, i cili kishte fshehur eksplozivin në callmën e tij. Këshilli i Lartë për Paqen udhëheq përpjekjet për negociatat me talebanët.
Rabani, ish president i Afganistanit nga viti 1992 deri më 1996 si dhe u rizgjodh në 2001. Fill pasi mësoi lajmin presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai vendosi të ndërpresë vizitën në Shtetet e Bashkuara, por zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Barak Obama i cili dënoi vrasjen, duke e quajtur një humbje tragjike.
Të dy politikanët përforcuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar misionin për paqen në Afganistan.
Top Channel