Hugo Boss kërkon ndjesë për të shkuarën naziste
22/09/2011 02:25
Shtëpia gjermane e modës “Hugo Boss” ka kërkuar ndjesë për keqtrajtimin e punëtorëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur furnizonte nazistët me uniforma.
Apologjia përkon me publikimin e historisë së kompanisë e titulluar “Hugo Boss” 1924-1945. Libri tregon historinë e njeriut që themeloi fabrikën e prodhimit të rrobave në Metzingen Baden-Vyrtemberg më 1924.
Në fabrikën e tij asokohe punonin të detyruar me forcë 140 polakë dhe 40 francezë.
Autori i historisë Roman Koester i Universitetit të Mynihut,shkruan se: “Është e qartë që Hugo Boss jo vetëm ju bashkua partisë për të arritur kontrata për prodhimin e uniformave, por gjithashtu sepse ishte një ndjekës i nazismit”.
Top Channel