Berisha: Opozita qëndrim bllokues

22/09/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha deklaron se opozita po tregon një qëndrim
bllokues në votimin e ligjeve të rëndësishme. Duke folur për televizionin publik shqiptar, nga
New York-u, ku mori pjesë në punimet se sesionit të 66-të të Asamblesë
së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Berisha theksoi se opozita e ka
përdorur pushtetin e saj për të bllokuar.

“Shqipëria ka një problem, tani që është bërë botërisht e njohur, që qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar. Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reforma zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues”, tha Berisha.

I pyetur për Kosovën dhe për procesin e njohjes së pavarësisë së saj nga vende të reja, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se ka konstatuar një mirëkuptim në rritje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por nuk ka folur për emrin e ndonjë vendi konkret.


Berisha: Greqia të mbahet në eurozonë

Nga studiot e televizionit CNBC në Amerikë, kryeministri Sali Berisha ka komentuar impaktin e mundshëm që mund të sjellë kriza greke.

Zoti Berisha i është përgjigjur pyetjes se si ai do t’i karakterizonte efektet e krizës greke në Shqipëri.

“Pa dyshim kriza greke edhe eurokriza nuk kanë një impakt pozitiv për vendin tim, pasi 1 milion shqiptarë punojnë në Greqi. Pavarësisht, unë do të siguroja se nuk kemi patur konseguenca të mëdha negative. Fillimisht, bankat greke në Shqipëri po shkojnë shumë mirë dhe janë serioze duke performuar mirë. Shqiptarët të cilët janë duke u kthyer nga Greqia në Shqipëri po vijnë me para me vete, duke hapur biznese të reja. Numri i bizneseve në vendin tim vitin e shkuar është rritur me 40%. Ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet e kësaj krize në Greqi dhe afër nesh”, u shpreh Berisha.

Berisha, ftesë nga Nasdaq

Nga qendra e burses Nasdaq ne New York,kryeministri Berisha leshoi edhe nje mesazh per te gjithe investitoret e huaj.

“Sot Nasdaq-u po mbyllet, por Shqiperia eshte e hapur per bizneset. Rruga jone nuk eshte nje bulevard me lule, por kjo eshte nje rruge me shpresa, eshte nje rruge per endrrat qe behen realitet”, tha Berisha.

Ne kete kohe te turbullt per bursat nderkombetare, prania e kryeministrit Berisha rezultoi te ishte me fat, pasi te marten, bursa e Nasdaq, u mbyll me 0.84 pike me mire se nje dite me pare.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta