Ministrja Gërvalla non grata në Shqipëri? Ja si përgjigjet ambasadori Petrit Malaj në Prishtinë
Bashkimi Evropian deklaron se nuk do të lejojë një falimentim të pakontrolluar të cështjes së borxhit në Greqi dhe as largimin e vendit nga eurozona.
“Një falimentim i pakontrollueshëm, ose një dalje e mundshme e Greqisë nga eurozona do të shkaktonte dëme shumë të mëdha ekonomike dhe sociale jo vetëm për Greqinë, por për gjithë BE-në dhe ekonominë botërore”, ka deklaruar komisioneri për Cështjet Financiare, Olli Rehn.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka nënvizuar Rehn, i cili megjithatë nuk e përjashtoi në mënyrë të prerë mundësinë e falimentimit të Greqisë.
Qeveria greke deklaron se masat e forta të marra prej saj janë një përpjekje për të siguruar vazhdimin e mbështetjes së kreditorëve ndërkombëtarë dhe për të shmangur falimentimin për shkak të borxhit.
Vendet e eurozonës dhe FMN kanë vendosur së fundmi këstin tjetër të ndihmës prej 110 miliardë eurosh për të ndihmuar Greqinë në përballjen me krizën e borxhit.
Pas një mbledhjeje maratonë prej gjashtë orësh, qeveria Papandreu shpalli masat e reja financiare, të cilat janë konsideruar si një tsunam i ri për qytetarët grekë.
Në shenjë proteste, i gjithë shteti helen u përfshi sot nga një grevë e sektorit publik, me ndërprerjen e shërbimeve të taksive, autobusëve, trenave dhe avionëve.
“Situata është dramatike, të gjitha rrugët kryesore të qytetit janë bllokuar”, ka deklaruar një polic trafiku në Athinë për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Top Channel