Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një e vdekur dhe një tjetër e plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur përgjatë aksit rrugor Korcë -Dersnik.
Viktima Sofie Merrolli 67-vjece së bashku me 73 -vjecaren Feride Merolli kanë qenë duke kaluar rrugen ne afersi te fshatit Dersnik te Korces, teksa jane perplasur nga nje mjet me targa te Pogradecit. 67-vjecarja Sofie Merrolli ka gjetur vdekjen e menjehershme si pasoje e goditjes ndersa eshte shoqeruar per ne spitalin rajonal te Korces edhe e moshuara tjeter si pasoje e demtimeve te marra nga goditja.
Pas mberritjes ne vendngjarje policia ka bere te mundur edhe arrestimin e drejtuesit te mjetit Andi Meta 21-vjec pasi ka qene duke drejtuar mjetin e tij tej normave te lejuara te shpejtesise. Aksidenti dyte ka ndodhur ne Shkoder me pasoje vdekjen e 30-vjecares, Arta Dani.
Aksidenti ndodhi ne hyrje te qytetit te Shkodres. Viktima Arta Dani 30 vjece ka qene duke levizur me biciklete kur eshte perplasur me nje automjet tip kamion. Viktima ka marre plage te renda dhe vetem pak minuta pasi ka mberritur ne spital ka nderruar jete. Nderkohe policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit tip volvo shtetasin Eduard Ftoni 32 vjec banues i fshatit Hajmel te Shkodres. Grupi hetimor ne vendin e ngjarjes eshte duke punuar per zbardhjen e plote te shkakut te ketij aksidenti.
Top Channel