SHBA, avionë luftarakë Taivanit

21/09/2011 18:50

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar planet për të përforcuar skuadriljen e Taivanit me avionë të tipit “F-16”, të prodhuar në SHBA.

Njoftimi thotë megjithatë se Uashingtoni nuk do t’i shesë Taivanit modele të reja të avionëve luftarakë, ndryshe nga sa shpresonte Taipei.

Kina e konsideron Taivanin pjesë të territorit të saj dhe ka paralamëruar Uashingtonin që të mos procedojë me marrëveshjen 5 miliardë dollarëshe.

Por Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Taivanin që të mbrohet dhe lëvizja në fjalë vjen në një moment kur epërsia ushtarake kineze ndaj tij është rritur ndjeshëm.

Autoritetet amerikane thonë se avionët “F-16” të llojit A/B, do t’i nënshtrohen një riparimi që do t’i kthejë ata në të njëjtat standarte që kanë modelet më të avancuara, C/D.

Por qeveria e Taipeit thotë se do të vazhdojë përpjekjet për të bindur Uashingtonin që ta furnizojë me llojin C/D, të cilët janë më të ngjashëm me avionët luftarakë të aviacionit kinez.

Disa analistë thonë se lëvizja e Uashingtonit synon të zbusë qëndrimin e Pekinit, që ka paralajmëruar me përkeqësim të marrëdhënieve nëse marrëveshja me Tajvanin realizohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA