Mesazhi i Gaddafi-t: Mos festoni!

21/09/2011 00:00

Ish-udhëheqësi i Libisë, Muamar Gaddafi rishfaqet përmes një mesazhi audio. Ai paralajmeroi kundërshtarët se mbrojtja e NATO-s nuk do të vazhdojë pafundësisht.

“Sistemi politik në Libi është i bazuar mbi pushtetin e popullit. Është e pamundur që sistemi të bjerë, tha ai. Mos festoni dhe mos besoni se një regjim u rrezua dhe një tjetër u ngrit me ndihmën e sulmeve ajrore”.

Ky është mesazhi i tretë i kolonelit, prej muajit gusht, kur kryengritësit hynë në Tripoli. Vendndodhja e tij nuk dihet ende, dhe as koha e regjistrimit të këtij mesazhi.

Presidenti amerikan Barak Obama u takua me kreun e Këshillit të Tranzicionit Kombëtar të Libisë, Musatafa Xhalil, për herë të parë në Nju Jork.

Libi, Obama: Misioni i NATO-s do të vazhdojë

Misioni i NATO-s do të shtyhet edhe për tre muaj të tjerë, por çdo 30
ditë do të bëhet një verifikim në bazë të zhvillimeve në terren. Ky
është vendimi i Këshillit Atlantik, në nivel ambasadorësh, që pritet të
finalizohet nesër në Bruksel. 

Mandati i Unified Protector skadon më 27 shtator, por misioni pritet të shtyhet deri në 27 dhjetor.

Ndërkohë presidenti amerikan Barack Obama, në kuadër të mbledhjes mbi Libinë në Pallatin e Qelqtë, ka deklaruar se “Misioni i NATO-s do të vazhdojë derisa popullsia libiane nuk do të jetë e kërcënuar”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka përsëritur ftesën për forcat besnike ndaj Gheddafi “që të dorëzojnë menjëherë armët”.

“Populli libian po shkruan një kapitull të ri në jetën e vendit të tij”, tha Obama duke theksuar se në Libi duhen tani “zgjedhje të lira dhe të drejta”.

Top Channel