Meksikë, tjetër masakër e narkotrafikantëve

21/09/2011 08:50

Policia meksikane ka gjetur trupat e pajetë të 35 personave në dy furgona të parkuar nën një urë në qytetin e Veracruz.

Disa nga kufomat i kishin duart e lidhura dhe kishin shenja të torturave. Mendohet se personat e gjetur ishin pjesëtarë të bandës kriminale Zetas.

Që kur presidenti meksikan, Felipe Calderon, ka nisur një fushatë ndaj karteleve të narkotrafikantëve në vitin 2006 kanë vdekur rreth 42 000 persona.

Arrestohet një nga bosët e narkotrafikantëve

Ushtria meksikane ka arrestuar Saul Solis Solis, i njohur ndryshe si El Lince, i cili mbahet si një nga krerët kryesorë të Kalorësve Templarë.

Solis akuzohet se ka urdhëruar disa vrasje, mes të cilave edhe ato të 5 ushtarakëve.

Në vitin 2009 Saul Solis Solis kishte hedhur kandidaturën për kryetar të Partisë Ekologjiste të Meksikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA