FMN: Ulet rritja e ekonomisë

21/09/2011 00:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli ndjeshëm parashikimin për ekonominë e
Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të Eurozonës, ndersa shqetesimet se
Evropa nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë problemin e krizës së
borxheve qeveritare, sa vjen e shtohen.

Ne kendveshtrimin e FMN-se, ekonomia globale ka hyre ne nje faze te rrezikshme, dhe mundesia per nje rikthim te recesionit ne Europe dhe Amerike, eshte rritur. Rritja per te kete vit dhe ate pasues pritet te jete 4%  e nxitur kryesisht nga zgjerimi i shpejtë ekonomik i Kinës, Brazilit dhe Indisë. Por per Shtetet e Bashkuara dhe 17 vendet e Eurozonës, tabloja eshte e zymte.

“Ajo cfare ndodhi eshte se tregjet u bene gjithmone e me skeptike per aftesine e politikeberesve dhe guvernatoreve te bankave per stabilizimet e borxheve publike. Nga vendet ne periferi te Europes, shqetesimet u perhapen edhe ne zemer te saj, e u shtrine pertej kontinentit te vjeter deri ne Japoni e Shtetet e Bashkuara”, tha Olivier Blanchard, kryekonomist në FMN.
 
Mes te gjithe sfidave, ajo fiskale e sidomos kriza e borxhit ne Europe, mbetet problemi kyc qe erreson perspektiven e ekonomise boterore.

“Mendoj se vendet europiane duhet me se pari te ndihmojne veten, te implementojne programi te rrepta fiskale per uljen e deficiteve buxhetore, duke marre parasysh edhe ndihmen nga jashte, qofte edhe nga FMN-ja”, tha Jörg Decressin, ekspert ekonomie.

Sipas FMN-së, ekonomia amerikane, më e madhja në botë, do të rritet me 1,5 përqind këtë vit dhe 1,8 përqind vitin e ardhshëm, ne nje kohe kur vetem disa muaj me pare projektohej nje rritje prej 2,5 përqind. Ulja e parashikimit për vendet e Eurozonës i detyrohet dhe ajo drojes se sistemi financiar i Greqisë mund të falimentojë duke destabilizuar mbare rajonin.

Top Channel